Rreth IPTV Iliria

Kompania jonë ka krijuar shërbimin special Iliria IPTV që i mundëson përdoruesve të shikojne tv kanale shqiptare si dhe të degjojne radio shqip në televizor, kompjuter dhe telefon. Gjithashtu dhe shumë programe multimediale interaktive, gjithë kjo me anë të internetit.

iptv iliria logo

IPTV Iliria është mënyra më e mirë e shikimit të kanaleve televizive shqiptare. Programi special i platformës sonë është programuar të sjell përmbajtjet multimediale më të mira dhe më interesante të momentit.

Përveç kanaleve televizive, platforma jonë ju ofron edhe radio, gazeta ditore, libra, lojëra, klipe muzikore dhe filma.

Me ndihmën e Iliria Set top box-it special, i cili përmban shfletuesin Iliria, në televizorin tuaj mund të ndiqni mbi 80 TV kanaleve shqiptare dhe të huaja me përmbajtje të ndryshme si: përmbajtjeve informative, dokumentare, sportive deri në ato filmike.

Ajo që është më e rëndësishme për përdoruesin është që me anë të Iliria set top box-it do të fitojë fotografi digjitale me cilësi të posaçme si dhe mundësinë e shikimit të HD dhe 3D TV kanaleve.

QELLIMI JONE

Të afrojmë të gjithë shqiptarët anëmbanë botës me atdheun e tyre me anë të kanaleve dhe programeve shqip.

TV Kanale Shqiptare

Si partner zyrtar i Digitalb, IPTV Iliria ju sjell të gjitha kanalet shqiptare të Digitalb duke perfshire dhe kanalet Supersport në kualitet HD.

top channel
supersport
rtsh
tv klan
digitalb
abc news